Dënohet deklarata e takimit të ministrave të financave të G7 kundër Iranit
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit dënoi deklaratën e ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të Grupit G7.
Të shtunën e kaluar, në fund të takimit të tyre 3-ditor në Japoni, ministrat e financave dhe krerët e bankave qendrore të Grupit G7, në një deklaratë bënë pretendime të rreme për burimet financiare të Iranit. Në këtë drejtim dhe sipas raportit të IRNA Naser Kanani zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, tha: Grupit G7, kryesisë dhe organizuesit të takimeve të tij, të cilët në këtë periudhë po përpiqen që në mënyrë selektive dhe në forma të vjetruara, me anëtarët e tyre të kufizuar të imponojnë kërkesat e tyre ndaj mekanizmave ndërkombëtarë shumëpalësh, u themi që në vend që të bëjnë akuza të tilla të pabaza, ata duhet të ndalojnë praktikën e tyre të mjerueshme të shoqërimit dhe ndjekjes së sanksioneve të paligjshme amerikane që shkelin parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut të kombit të madh të Iranit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit theksoi: Anëtarët e këtij grupi në vend që të marrin pjesë dhe të konfirmojnë qëndrime të njëanshme dhe të padrejta duhet të jenë përgjegjës para popullit të nderuar të Iranit dhe komunitetit ndërkombëtar për shkelje dhe veprime të tilla të rënda kundër rregulloreve ndërkombëtare.