May 23, 2023 09:58 Europe/Tirane
  •  Presidenti Raisi mbërriti në Xhakarta

Ajetullah Ebrahim Raisi, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, i cili është nisur për në Indonezi me ftesë zyrtare të homologut të tij indonezian, Joko Ëidodo, me qëllim zgjerimin dhe thellimin e ndërveprimeve ekonomike dhe politike me vendet aziatike, mëngjesin e sotëm mbërriti në Xhakarta ku u prit nga Zulkifli Hassan Ministri i Tregtisë i Indonezisë.

Sipas IRNA, Ajetullah Sejed Ebrahim Raisi do të pritet zyrtarisht nga Presidenti i Indonezisë pas disa orësh në Pallatin Presidencial të Indonezisë. Takimi me Presidentin e Indonezisë dhe nënshkrimi i dokumenteve të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh nga zyrtarët e të dy vendeve, si dhe takimi me Presidentin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore, Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kryetarin e Asamblesë Konsultative Popullore e Indonezisë, si dhe takimi dhe diskutimi me biznesmenë indonezianë dhe iranianë, janë pjesë e axhendës së presidentit në këtë udhëtim dyditor. Përpara se të nisej nga Teherani, në një bisedë me gazetarët në Aeroportin Ndërkombëtar Mehrabad, presidenti për qëllimet dhe planet e këtij udhëtimi tha: Ky udhëtim po kryhet me ftesë të presidentit të nderuar të vendit mik dhe vëlla, Indonezisë dhe duke pasur parasysh lidhjet kulturore dhe shpirtërore mes dy vendeve. Ajetullah Raisi tha: Gjatë këtij udhëtimi do të nënshkruhen memorandume mirëkuptimi në fushën ekonomike, tregtare, kulturore, doganore dhe shëndetësore dhe të dyja vendet islame janë në favor të paqes së qëndrueshme në rajon.