May 24, 2023 10:06 Europe/Tirane
  •  Netanjahu dhe bin Salman zhvilluan një bisedë telefonike me ndërmjetësimin e Bahrejnit

Burimet e lajmeve sioniste zbuluan se kryeministri Beniamin Netanjahu dhe ministri i Jashtëm i regjimit sionist, Eli Cohen, me ndërmjetësimin e Bahreinit kanë diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve midis Riadit dhe Tel Avivit me Princin e Kurorës saudit Mohammed bin Salman.

Kanali 12 i regjimit sionist raportoi se biseda telefonike e Bin Salman me Netanjahun dhe Cohen u zhvillua me ndërmjetësimin e Bahrejnit dhe nën presionin e Shteteve të Bashkuara. Raporti thoshte se bin Salman shkoi në Bahrejn dhe bisedimet me zyrtarët sionistë u zhvilluan nga Manamaja përmes Ministrit të Jashtëm të Bahrejnit Abdul Latif Al Zayani. Sipas raportit të Kanalit 12 të regjimit sionist, Bahrejni u zgjodh si ndërmjetës me kërkesë të sauditëve. Në këtë raport, i cili cilësohet si “Pallati Saudit”, thuhet se janë vendosur kushte të qarta për marrëveshjen e normalizimit me regjimin sionist, duke përfshirë dhënien e favoreve për Palestinën. Faqja e lajmeve "Arab 48" citoi burime saudite dhe shkruante: Ndër kërkesat e parashtruara nga Riadi në këtë bisedë, janë "dhënia e lehtësive" në favor të Bregut Perëndimor dhe "tërheqja e ushtrisë izraelite" nga Bregu Perëndimor si dhe favorizimi i aktiviteteve të aparatit palestinez të sigurisë". Arabia Saudite ka kërkuar gjithashtu që Mahmoud Abbas, kreut të Autoritetit Palestinez dhe anëtarëve të tjerë të këtij grupi, t'i jepen "kompetencat e sigurisë" në Kishën e Ringjalljes dhe Xhaminë Al-Aksa në Kods, me përjashtim të Murit Al-Baraq, i cili do të mbetet nën kontrollin e Izraelit.