May 24, 2023 10:07 Europe/Tirane
  •  Autoriteti Autonom i Palestinës: Amerika inkurajon regjimin sionist të kryejë krime

Zëdhënësi i Autoritetit Autonom të Palestinës deklaroi se Amerika po e inkurajon regjimin pushtues sionist të vazhdojë agresionin dhe krimet e tij duke heshtur për krimet e këtij regjimi.

Forcat sioniste sulmuan kampin “Balata” në lindje të qytetit Nablus mëngjesin e sotëm (të hënën), pas sulmit sionist, forcat palestineze të rezistencës dhe të rinjtë palestinezë u përleshën me ta, dhe si pasojë e këtyre përleshjeve janë vrarë tre të rinj palestinezë dhe disa të tjerë janë plagosur.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Nabil Abu Rodejna, zëdhënësi i Autoritetit Autonom të Palestinës, në një deklaratë për media, tha: "Ajo çfarë ndodhi në kampin e refugjatëve "Balata" që çoi në vrasjen e një numri qytetarësh dhe plagosjen e disa të tjerëve për shkak të plumbave të ushtarëve të regjimit pushtues sionist, është një masakër e vërtetë dhe vazhdim i luftës së gjithanshme kundër popullit palestinez".

Abu Rodejna theksoi: "Agresioni i vazhdueshëm i forcave ushtarake dhe kolonëve sionistë në qytetin e Nablusit, në fshatrat dhe kampet e refugjatëve, është një krim i madh lufte që duhet të marrë fund menjëherë".

Abu Rodejna e konsideroi kabinetin e regjimit pushtues sionist si përgjegjës të plotë për këto luftime të vazhdueshme që kanë vënë në shënjestër palestinezët, tokën e tyre dhe vendet e shenjta.

Zëdhënësi i Autoritetit Autonom të Palestinës, duke vënë në dukje se heshtja e qeverisë amerikane në lidhje me krimet e forcave pushtuese sioniste, ka nxitur kabinetin e këtij regjimi të vazhdojë agresionin e tij, kërkoi ndërhyrje të menjëhershme për të ndalur krimet e egra dhe çnjerëzore të regjimit sionist.

Më herët për krimin e regjimit sionist në kampin “Balata” në Bregun Perëndimor në deklarata të ndara reaguan edhe Hamasi dhe Xhihadi Islamik i Palestinës dhe theksuan se këto krime nuk do të mbeten pa përgjigje.