May 24, 2023 10:08 Europe/Tirane
  •  Hamasi: Injorimi i situatës së të burgosurve palestinezë është një sjellje raciste

Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) deklaroi se mospërfillja e gjendjes së të burgosurit palestinez Velid Dake është një sjellje raciste.

Që nga krijimi i kabinetit të koalicionit të ekstremit të djathtë të Beniamin Netanjahu dhe ministrave ekstremistë si Ben Gvir, kushtet e të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist janë përkeqësuar në masë shumë të madhe.

Velid Dake ndodhet në burgjet e regjimit sionist që prej 38 vitesh dhe ka vuajtur nga shumë probleme fizike dhe është diagnostikuar me kancer.

Qendra për Informim e Palestinës njoftoi se Abdul Latif al-Kanou, zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), të martën theksoi: "Këmbëngulja e organizatës sioniste të burgjeve për të injoruar gjendjen e të burgosurit Velid Dake, i cili vuan nga kanceri dhe po përballet me vdekjen në çdo moment, është një tjetër krim i këtij regjimi që heq maskën nga fytyra e vërtetë e këtij regjimi kriminal".

Zëdhënësi i Hamasit theksoi solidaritetin e plotë të lëvizjes Hamas me të burgosurin palestinez Velid Dake dhe me të gjithë të burgosurit e tjerë palestinezë në burgjet izraelite.

Al-Kanou u bëri thirrje të gjitha institucioneve të të drejtave të njeriut dhe ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të mbështetur të burgosurit heronj palestinezë dhe për të bërë presion ndaj regjimit sionist që të ndalojë politikën e neglizhimit të trajtimit mjekësor ndaj të burgosurve palestinezë dhe të përpiqen të shpëtojë jetën e Velid Dake.

Kjo nuk është hera e parë që të burgosurit palestinezë vuajnë nga probleme të rënda shëndetësore për shkak të neglizhencës të autoriteteve të burgjeve sioniste dhe mungesës së vëmendjes së tyre ndaj shëndetit të të burgosurve, pasi më parë u publikuan lajme për një numër të burgosurish palestinezë që vuajnë nga sëmundje kancerogjene.