May 25, 2023 09:08 Europe/Tirane
  •  Përvjetori i çlirimit të Khorramshahrit, moment i rëndësishëm historik në historinë e Revolucionit Islamik

Sot, e mërkurë, më 3 Khordad, është përvjetori i çlirimit të qytetit Khorramshah dhe dita e rezistencës, sakrificës dhe fitores.

Sipas Iran Press News Agency, gjatë gjithë viteve të lavdishme të Mbrojtjes së Shenjtë, janë shënuar ditë të mëdha, madhështia dhe rëndësia e të cilave do të mbetet gjithmonë në mendje dhe 3 Khordadi, është dita e çlirimit të Khorramshahrit gjatë luftës tetëvjeçare të imponuar nga regjimi baathist i diktatorit "Saddam" të Irakut kundër Iranit. Kjo është një nga ditët më të nderuara të tetë viteve të mbrojtjes së shenjtë. Clirimi i Khorramshahrit ishte një nga qëllimet me te rëndësishme te operacionit te Kodsit në vitin 1361 (1982). Khorramshahri ishte qyteti i parë që u pushtua nga ushtria e regjimit Baathist të Irakut. Me gjithë rezistencën 34-ditore dhe përpjekjet e luftëtarëve dhe popullit, ky qytet përfundimisht u pushtua nga ushtria irakiane, por pas përpjekjeve të shumta të luftëtarëve dhe forcave iraniane, ky qytet u çlirua në operacionin e Kodsoit, i cili zgjati 25 ditë dhe u zbatua në katër faza. Më në fund më 3 Khordad të vitit  1361, pas 578 ditësh, qyteti u çlirua plotësisht. Ndikim i çlirimit të Khorramshahrit në të gjitha dimensionet e tij, duke përfshirë ushtarake, epike dhe kulturore, është një pikë kthese e rëndësishme në historinë e Revolucionit Islamik të Iranit. Sot shpirti anti-hegjemonist i kombit iranian është më i fortë se kurrë. Ky komb është ende në rrugën e rritjes dhe zhvillimit. 3 Khordadi nuk është vetëm një kujtesë e çlirimit të Khorramshahrit, por edhe një kujtim i sakrificave dhe rezistencës së admirueshme të mbrojtësve të Iranit Islamik kundër forcave pushtuese. Sot Irani dhe iranianët nderojnë edhe një herë kujtimin e çlirimit të Khorramshahrit.