May 25, 2023 09:09 Europe/Tirane
  •  Zbulimi i rrjetit spiunazh të Mossad në Turqi kundër aktiviteteve që lidhen me Iranin

Mediat turke njoftuan zbulimin e një ekipi spiunësh të Mossad në Turqi për që kishte për qëllim goditjen e aktiviteteve të lidhura me Iranin.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gazeta izraelite "Jerusalem Post" me bazë në Tel Aviv, duke cituar mediat lokale turke, raportoi sot, të martën, se 11 persona janë arrestuar në Turqi në lidhje me zbulimin e një ekipi spiun të lidhur me Mossad-in (agjencia spiune e regjimit sionist).

Kjo media sioniste njoftoi se goditja e objektivave dhe aktiviteteve që lidhen me Republikën Islamike të Iranit, ishte prej planeve të rrjetit të spiunazhit sionist në Turqi.

Ndërkohë, gazeta turke "Sabah News" njoftoi se Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Turqisë (MIT) të martën ka raportuar zhvillimin e një operacioni kundër një rrjeti spiunësh të Mossad.

Kjo media turke ka shkruar se operacioni i MIT, i koordinuar nga prokurori i përgjithshëm i Stambollit, ka çuar në arrestimin e disa personave në këtë qytet.

Sipas raportimit të "Sabah News", rrjeti spiun i regjimit sionist po monitoronte një kompani dhe 23 persona që kishin marrëdhënie biznesi me Iranin.

Sipas këtij raporti, ekziston një histori e zbulimit të rrjeteve të spiunazhit të Mossad në Turqi, dhe agjencia e spiunazhit sionist e përdor këtë vend mysliman për të mbuluar operacionet e sabotimit dhe spiunazhit kundër vendeve të tjera myslimane në rajon.