May 25, 2023 09:10 Europe/Tirane
  •  Turqia testoi raketën e dytë balistike me rreze verimi të panjohur

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, forcat ushtarake të Turqisë testuan raketën e dytë balistike në muajt e fundit.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se raketa balistike turke me emrin "Tajfun" është lëshuar nga aeroporti "Rize-Arvin" që ndodhet në bregun e Detit të Zi të këtij vendi.

Sipas këtij raporti, nuk është publikuar asnjë lajm për distancën e lëshimit të raketës së dytë balistike nga Turqia. Testimi i raketës së parë ishte me një distancë prej 561 km i cili është kryer në tetor të vitit të kaluar.

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan pas testimit të raketës së parë balistike, deklaroi se vendi i tij do të bëhet më i fuqishëm me sisteme të mbrojtjes ajrore, raketa, automjete të blinduara dhe mjete e pajisje të tjera teknologjike që prodhohen në industrinë e mbrojtjes.

Duke iu referuar rritjes së buxhetit ushtarak të Turqisë, Erdogan tha: "Vlera e eksportit të industrisë së mbrojtjes së vendit, e cila ishte 250 milionë dollarë (në vitin 2002) para se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim të vinte në pushtet, aktualisht arrin më shumë se tre miliardë dollarë në vit".

Presidenti i Turqisë shtoi se numri i projekteve të industrisë së mbrojtjes në këtë vend është rritur nga 62 projekte në më shumë se 750 projekte dhe buxheti i këtyre projekteve nga 5.5 miliardë ka arritur në 75 miliardë dollarë.

Rexhep Taip Erdoğan, i cili nuk arriti të fitojë më shumë se 50% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit më 14 maj, do të garojë me Kemal Kiliçdaroglu në raundin e dytë të zgjedhjeve të 28 majit.