May 26, 2023 09:22 Europe/Tirane
  •  Damasku: Franca ka dështuar në realizimin e qëllimeve e saj në Siri

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë deklaroi: "Franca dhe mjetet e saj terroriste nuk kanë arritur të realizojnë qëllimet e tyre në Siri dhe tani duhet të pranojnë faktet dhe ndryshimet aktuale në arenën arabe, rajonale dhe ndërkombëtare".

Që nga viti 2011, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë në shënjestër Sirinë me sanksione të ndryshme për të mbështetur grupet terroriste.

Agjencisë siriane e lajmeve SANA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë në një deklaratë për media, theksoi: "Ëndrra e diplomatëve të sëmurë francezë për rikthimin e kolonializmit dhe hegjemonisë së tyre mbi Sirinë, nuk është më e zbatueshme dhe rendi i ri botëror bazohet në multipolaritet dhe është kundër sanksioneve ekonomike të pamoralshme, të paligjshme dhe çnjerëzore dhe ky rend formohet mbi respektin e sovranitetit dhe pavarësisë së vendeve".

Në këtë deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë shtoi: “Ne po ndjekim qëndrimet e ndarjes nga diplomacia franceze pas vendimeve historike të marra në takimin e krerëve të vendeve arabe në Arabinë Saudite. Diplomacia franceze duhet të rishqyrtojë qëndrimet e saj sepse kombet në mbarë botën e kanë kuptuar se epoka e hegjemonisë dhe dominimit mbi të drejtat legjitime ka përfunduar pa kthim".

Në nëntor të vitit të kaluar, Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë reagoi ndaj deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës në lidhje me situatën në veriperëndim të Sirisë dhe tha: "Kjo deklaratë, e cila shoqërohet me një valë gënjeshtrash dhe shpifjesh, zbulon sërish rolin destruktiv të qeverisë franceze në Siri. Kjo deklaratë, të cilën ne e dënojmë fuqishëm, tregon mbështetjen e plotë të qeverisë franceze për grupet terroriste në Siri".