May 26, 2023 09:31 Europe/Tirane
  •  Mesazhi i prezantimit të raketës

Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se prezantimi i raketës së re balistike iraniane "Khejbar", është të ndihmojë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Me rastin e përvjetorit të çlirimit të qytetit Khorramshahr nga forcat pushtuese të ish-regjimit Ba'th të Irakut, forcat iraniane sot prezantuan raketën "Khorramshahr 4" me emrin "Khejbar", si produktin më të ri raketor të Organizatës së Industrive Ajrore dhe Hapësinore të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Muhamedreza Ashtijani, ministri i mbrojtjes së Iranit, në ceremoninë e prezantimit të raketës strategjike me rreze të larta veprimi dhe me precizitet të lartë me emrin "Khorramshahr-4", deklaroi: "Mesazhi i këtij veprimi për miqtë tanë është ndihmë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe mbështetje e gjithanshme ndaj vende mike të cilat ndodhen në rrugën e luftës kundër fuqive hegjemoniste dhe mbajnë qëndrime të vetëdijshme dhe paqedashëse".

Ministri i mbrojtjes së Iranit shtoi: "Mesazhi i Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit në kuadër të ngritjes së kapaciteteve mbrojtëse për armiqtë është ky që n jemi të vendosur në mbrojtjen e territorit të Iranit dhe sukseseve të Revolucionit Islamik dhe ua kemi treguar armiqve se në asnjë mënyrë nuk mund të ndalojnë progresin dhe përparimet e të rinjve iranianë".

Gjeneral Muhamed Ashtijani theksoi se kjo raketë është rezultat i përpjekjeve shumë vjeçare të ekspertëve dhe specialistëve iranianë në Organizatën e Industrive Ajrore dhe Hapësinore të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, që një prej karakteristikave të kësaj rakete, është fshehja nga radarët dhe kalimi nga sistemet e mbrojtjes ajrore të armikut dhe nga sistemet e radarit. "Edhe në të ardhmen do të vazhdojë prezantimi i produkteve dhe sukseseve mbrojtëse të reja të Iranit në fusha të ndryshme",- shtoi gjeneral Ashtijani.

Raketa "Khejbar" është versioni më i ri i familjes së raketave "Khorramshahr". Kjo është një raketë me lëndë djegëse të lëngshme me rreze veprimi 2000 km dhe me kokë shpërthyese 1500 kg./syri/