Ushtria sioniste fillon stërvitjet në territoret e pushtuara
Një burim izraelit njoftoi fillimin e një stërvitje të re nga ushtria e regjimit sionist në zonat veriore të territoreve të pushtuara në kufi me Libanin dhe Sirinë.
Faqja informative Palestine Al-Yeum njoftoi se ushtria izraelite të dielën filloi një stërvitje në shkallë të gjerë në kufijtë e saj veriorë, në kufi me Libanin dhe Sirinë. Sipas këtij raporti, qëllimi kryesor i kësaj stërvitje dyjavore është kryerja e stërvitjeve ushtarake në lidhje me shfaqjen e një lufte në shkallë të gjerë në kufijtë veriorë të territoreve të pushtuara.
Ndërkohë ditën e djeshme gazeta izraelite "Yedioth Ahronoth" ka shkruar se ushtria sioniste po përgatitet për skenarin e luftës “Dita e Kiametit”.
Në të kaluarën, mediat sioniste kanë theksuar vazhdimisht se regjimi sionist po përgatitet për një luftë në disa fronte. Sipas analistëve politikë, mbajtja e shpeshtë e stërvitjeve ushtarake nga regjimi izraelit në kufirin me Libanin dhe Sirinë tregon shqetësimin dhe frikën e sionistëve për fuqinë e lartë të rezistencës dhe veprimin e saj befasues.