Konflikt intensiv midis ushtrisë sioniste dhe rezistencës palestineze në Bregun Perëndimor
Burimet e lajmeve raportuan për një konflikt të ashpër midis ushtrisë sioniste dhe rezistencës palestineze në veri të Bregut Perëndimor.
Sipas IRNA; Pas sulmit të ushtarëve sionistë në kampin “Noor Shams” në qytetin Tulkarm në veri të Bregut Perëndimor, mes sionistëve dhe forcave të rezistencës palestineze shpërtheu një konflikt i ashpër ku për pasojë u plagos një ushtar sionist. Brigadat e Martirëve të Al-Aksa-s njoftuan se forcat palestineze të rezistencës qëlluan mbi ushtarët sionistë që sulmuan kampin Noor Shams. Forcat e regjimit pushtues në sulmin në kampin Noor Shams shkatërruan shtëpinë e banimit të një palestinezi dhe nuk lejuan që forcat e ndihmës së shpejtë të hynin në kamp. Nga ana tjetër, forcat palestineze të rezistencës me një mjet shpërthyes kanë vënë në shënjestër një automjet ushtarak të regjimit sionist në kampin Noor Shams. Në të njëjtën kohë, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze të martën në mëngjes njoftoi se 39 palestinezë u plagosën pas sulmit të ushtrisë sioniste në kampin “Askar” që ndodhet në lindje të Nablusit. Kushtet e këtyre ditëve në territoret e pushtuara, veçanërisht në Bregun Perëndimor, janë shumë të veçanta dhe luftëtarët palestinezë po u përgjigjen me çdo mjet krimeve të panumërta të sionistëve.