Gjeneral Hajizadeh: Çdo raketë Khorramshahr mund të shkatërrojë 80 objektiva
Komandanti i Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare iraniane tha: Kur një raketë Khorramshahr godet zonën e synuar, do të shkatërrohen 80 objektiva dhe nëse 100 raketa hidhen në drejtim të tokës së armikut, këto raketa do të kthehen në 8 mijë raketa dhe do të godasin objektivat përkatës.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, gjeneral Ali Hajizadeh, komandanti i Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare, mbrëmjen e së hënës në tubimin e studentëve të Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë tha: Sot, në kushtet e sanksioneve, ne kemi arritur aftësi të mëdha në fushën e industrisë së mbrojtjes në sektorë të ndryshëm si të dronëve dhe raketave mbrojtëse të detit dhe tokës. Në fushën e industrisë së mbrojtjes, me ndihmën e Zotit, ne nuk kemi nevojë për asnjë vend. Gjeneral Ali Hajizadeh tha: Testet e raketave balistike hipersonike të Iranit janë kryer dhe rezultat do të zbulohen së shpejti. Kjo raketë ka një shpejtësi të madhe (rreth 12 deri në 13 Mach) dhe mund të manovrojë brenda dhe jashtë atmosferës. Duke theksuar se kjo raketë e re kalon nëpër të gjitha sistemet e mbrojtjes raketore, ai tha: Kjo raketë synon sistemet anti-raketë të armikut dhe është një armë me kapacitet të madh në fushën raketore.