May 31, 2023 10:08 Europe/Tirane
  •  Raisi telefonon Erdoganin, bën thirrje për përshpejtimin e bashkëpunimit Iran-Turqi

Presidenti iranian ka vlerësuar rolin e Iranit dhe Turqisë në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe bëri thirrje për përshpejtimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të tyre për t'i shërbyer interesave të vendeve të rajonit.

Ebrahim Raisi i bëri këto komente të martën në një bisedë telefonike me presidentin e sapozgjedhur turk Rexhep Tajip Erdogan. Raisi e uroi Erdoganin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të së dielës. Ai shprehu shpresën se marrëdhëniet ekonomike, politike, të sigurisë, kulturore dhe tregtare midis dy vendeve do të zgjerohen më tej gjatë mandatit të ri të Erdoganit në detyrë. Raisi shtoi se bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve do të ofronte kushte më të përshtatshme për promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Erdogan nga ana e tij vlerësoi gjestin e vullnetit të mirë të presidentit iranian, duke thënë se procesi i zgjerimit të marrëdhënieve midis Turqisë dhe Republikës Islamike të Iranit në fusha të ndryshme do të vazhdojë me më shumë forcë dhe vendosmëri. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë e administratës së tij për të vazhduar më seriozisht bashkëpunimin rajonal, përfshirë këtu edhe në kuadër të bashkëpunimit katërpalësh mes Turqisë, Iranit, Rusisë dhe Sirisë. Erdogan shtoi se një bashkëpunim i tillë do të ketë rezultate pozitive dhe efektive në forcimin e stabilitetit në rajon si dhe në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.