Hamas: Vazhdimi i operacioneve palestineze dëshmon se rezistenca ka rrënjë të thella
Një nga liderët e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) deklaroi: "Dinamika e operacioneve të rezistencës në Palestinën e pushtuar tregon se rezistenca ka rrënjë të thella".
Mediat e regjimit sionist njoftuan të hënën mbrëma se 2 ushtarë sionistë u plagosën si pasojë e një operacioni ndjekjeje me makina në qytetin Havara në jug të Nablusit.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Hisham Kasem, një nga liderët e Hamasit, të hënën mbrëma tha se dinamika e operacioneve të rezistencës në Palestinën e pushtuar në ditët e fundit dhe sulmet kundër forcave pushtuese sioniste në Bregun Perëndimor, tregon flakët e rezistencës me gjithë masat shtypëse të marra nga pushtuesit sionist për ta shkatërruar atë.
Duke iu referuar agresioneve dhe krimeve të kryera nga kolonët sionistë kundër popullit palestinez në qytetet Nablus dhe Hebron, të cilat çuan në vrasjen e një numri njerëzish të pambrojtur, ky anëtar i Hamasit kërkoi të pasqyrohen sa më shumë krimet e kolonëve sionist dhe forcave ushtarake sioniste kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.
Hisham Kasem i përshkroi kërcënimet e pushtuesve për agresion të gjerë në veri të Bregut Perëndimor për të shtypur dhe manipuluar forcat e rezistencës, si pretendime absurde që çojnë në një rritje të veprimeve të rezistencës.
Më parë, lëvizja Hamas dhe Xhihadi Islamik i Palestinës njoftuan se populli palestinez do të vazhdojë të rezistojë, gjë që është e vetmja mundësi për t'u përballur me regjimin pushtues dhe armikun sionist.