Qershor 08, 2023 09:52 Europe/Tirane
  •  Irani mirëpret vazhdimin dhe shtimin e konsultimeve politike me Holandën

Në një bisedë telefonike me homologun e tij holandez, sekretari politik i Ministrisë së Jashtme të Iranit përshëndeti vazhdimin dhe shtimin e konsultimeve politike mes zyrtarëve të të dy vendeve.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Iranit për çështjet politike, Ali Bagheri Kani, në një telefonatë me zëvendësministrin e jashtëm holandez Marcel Deffing, tha se Irani dhe Holanda kanë fusha të ndryshme ndërveprimi dhe bashkëpunimi përpara tyre dheshtoi: Republika Islamike e Iranit me qëndrimet e saj racionale, ka mbrojtur bazat e marrëdhënieve dypalëshe dhe kjo është ajo që presim të bëhet nga pala tjetër. Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit përshëndeti gjithashtu vazhdimin dhe shtimin e konsultimeve politike ndërmjet zyrtarëve të të dy vendeve. Marcel Deffing duke falënderuar qëndrimet e palës iraniane tha se marrëdhëniet mes Iranit dhe Holandës i kanë rrënjët në traditën shumëvjeçare të të dy vendeve, dhe marrëdhëniet mes dy palëve bazohen në respekt reciprok dhe mirëkuptim. Zëvendësministri i Jashtëm i Holandës shprehu interesimin e tij për vazhdimin e kontakteve mes dy palëve dhe duke pasur në rend dite tema me interes të përbashkët.