Tetor 29, 2023 10:03 Europe/Tirane
  • Numri i dëshmorëve në Gaza arriti në më shumë se 8000 persona

Në të njëjtën kohë me sulmet e rënda të regjimit sionist në veri të Rripit të Gazës, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi rritjen e numrit të dëshmorëve në këtë rajon në më shumë se 8 mijë persona.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Shihab, mëngjesin e kësaj të diele për të 23-ën ditë me radhë me dhjetëra persona ranë dëshmorë dhe qindra të tjerë u plagosën në vazhdën e agresionit të regjimit sionist në Rripin e Gazës. Sulmi në Rripin e Gazës deri në ditën e 23-të la më shumë se 8000 dëshmorë, 19743 të plagosur dhe 1800 të zhdukur, si dhe ka shkatërruar shtëpitë dhe ndërtesat e banimit, rrugët dhe infrastrukturën kryesore dhe dytësore në zona të ndryshme të Gazës.

Mediat palestineze njoftuan se regjimi sionist po bombardon veriun e Rripit të Gazës duke përdorur bomba fosfori. Në kampin Xhabalia, avionët luftarakë izraelitë bombarduan 110 shtëpi, si rezultat i të cilave të paktën 45 persona ranë dëshmorë dhe një numër të tjerë u plagosën. Gjithashtu, mëngjesin e sotëm regjimi sionist ka nisur sulmet me artileri dhe sulmet detare. Këto agresione vijnë ndërsa ushtria sioniste të shtunën u kërkoi edhe një herë palestinezëve që të evakuojnë veriun e Rripit të Gazës përpara se të nisë sulmin tokësor. 

Ndërkohë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq të shtunën njoftoi se spitalet në Rripin e Gazës janë në prag të kolapsit pasi kanë mbetur pa pajisje mjekësore. Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se qendrat mjekësore dhe shëruese në Rripin e Gazës nuk duhet të bombardohen.

Zëdhënësi i kësaj organizate tha: “Qindra të plagosur në Gaza po trajtohen pa anestezi për shkak të mungesës së anestezisë dhe rreth 26 ton pajisje dhe ndihma mjekësore presin të hyjnë në Gaza.” Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi gjithashtu se ne kemi përdorur shumicën e rezervave tona strategjike të karburantit dhe se mbarimi i tyre do të çonte në një situatë katastrofike.

Ndërkohë, në disa zona në veri dhe në qendër të Rripit të Gazës kanë nisur përleshjet e ashpra mes grupeve të rezistencës palestineze të udhëhequra nga Brigadat Ezzeddin Qassam dhe forcave pushtuese të regjimit sionist. Brigadat Qassam në një deklaratë njoftuan se në përgjigje të krimeve të vazhdueshme të regjimit sionist kundër popullit të pafajshëm të Gazës, Tel Avivi ishte objektivi i sulmeve të tij raketore. Sipas burimeve hebraike, raketat Qassam goditën Rishon Letzion dhe Bafnia në jug të Tel Avivit. Këto sulme kanë ndodhur ndërkohë që forcat palestineze të rezistencës në Gaza me sulmet e tyre me raketa kishin shënjestruar vazhdimisht Tel Avivin dhe zonat qendrore të Palestinës së pushtuar. “Abu Obeidah”, zëdhënësi i Brigadave Ezzeddin al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, ka njoftuar se ka filluar koha e disfatës së regjimit sionist. 

Në ditën e 22-të të operacionit “Stuhia Al-Aksa”, ai tha se “Ne në këtë betejë ndjejmë fitoren e Zotit e cila nisi që nga data 7 tetor gjatë sulmit në shtëpinë e Merimangës”. Abu Obeidah shtoi: “Fitorja është në rrugë dhe kombi ynë duhet ta dijë se fitorja do të na jepet dhe këto agresione barbare dhe vrasje janë për shkak të hidhërimit të armikut nga disfata e tij e madhe.”

 

Tags