Udhëheqësi Suprem i Iranit u bën thirrje kombeve myslimane të bojkotojnë Izraelin
Udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik, duke shpjeguar arritjet e rezistencës dhe qëndresës së banorëve të Gazës, tha: Banorët e Gazës me qëndresën e tyre lëvizën ndërgjegjen njerëzore.
Sipas qendrës informative të Zyrës së Liderit Suprem; Ajetullah Khamenei, në një takim me mijëra studentë iranianë, fatkeqësi që sionistët dhe amerikanët kanë krijuar në Gaza e quajti të paprecedentë në histori dhe deklaroi: “Zemrat tona gjakosen për shkak të vuajtjeve të popullit palestinez, veçanërisht të Gazës, por me një vështrim të thellë në skenë, bëhet e qartë se fituesi i kësaj fushe-beteje është populli i Gazës dhe Palestinës dhe ata që mundën të bëjnë gjëra të mëdha.”
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik përmendi heqjen e maskës së rreme të të drejtave të njeriut nga fytyra e perëndimorëve dhe turpërimin e tyre si rezultat i qëndresës dhe rezistencës së popullit të Gazës dhe shtoi: “Populli i Gazës me qëndrimin e tij lëvizi ndërgjegjen njerëzore. Sot ju shihni se edhe në rrugët e Amerikës dhe vendeve perëndimore, turma të mëdha po brohorasin kundër Izraelit dhe në shumë raste kundër Amerikës.”
Ajetullah Khamenei, duke iu referuar goditjeve poshtëruese që rezistenca dhe qëndresa e popullit të Gazës i shkaktoi trupit dhe dinjitetit të regjimit të rremë uzurpues dhe mbështetësve të tij arrogantë, tha: “Nëse nuk ka ndihmë gjithëpërfshirëse nga Amerika, pas pak ditësh regjimi sionist do paralizohet”.
Udhëheqësi Suprem i Revolucionit vrasjen e katër mijë fëmijëve në tre javë e quajti një krim të paprecedentë në histori dhe duke theksuar vigjilencën e Umetit Islam në lidhje me ngjarjet në Gaza, e cila në fakt është një fushë konflikti midis “të drejtës dhe të keqes” dhe “besimit dhe arrogancës”, deklaroi: “Fuqia e arrogancës vjen me bomba, presioni ushtarak, fatkeqësia dhe krimi, por fuqia e besimit me ndihmën e Zotit do t'i mposhtë të gjitha këto.”
Ajetullah Khamenei theksoi domosdoshmërinë e mobilizimit të botës islame dhe e quajti të domosdoshme këmbënguljen e qeverive islamike për ndalimin e menjëhershëm të krimeve dhe bombardimeve në Gaza dhe u kërkoi këtyre qeverive që të bllokojnë eksportin e naftës dhe produkteve të tjera për regjimin sionist dhe të mos bashkëpunojnë ekonomikisht me këtë regjim dhe në të gjitha asambletë ndërkombëtare në mënyrë të qartë, duhet të dënojnë krimet që ka kryer regjimi uzurpues.
Duke vënë në dukje turpin e gënjeshtarëve të botës, lideri suprem i revolucionit atë që luftëtarët palestinezë i quajnë terroristë, e konsideroi një shenjë e paturpësie të politikanëve dhe mediave perëndimore dhe për këtë shtroi pyetjen: “A është terrorist kushdo që mbron shtëpinë dhe vendin e tij?! A ishin terroristë francezët që luftuan gjermanët në Paris në Luftën e Dytë Botërore?! Si është e mundur që ata janë luftëtarë dhe një burim krenarie për Francën, ndërsa të rinjtë e Xhihadit dhe Hamasit janë terroristë?!”