Nëntor 04, 2023 11:42 Europe/Tirane
  • Sulm me dron në bazën ushtarake amerikane në veri të Irakut

Rezistenca Islamike e Irakut njoftoi për një sulm me dron në bazën ushtarake amerikane në Erbil, që ndodhet në veri të Irakut.

Rezistenca Islamike e Irakut në një deklaratë njoftoi se luftëtarët e Rezistencës Islamike të Irakut shënjestruan me 2 dronë bazën e pushtuesve amerikan në Harir që ndodhet në veri të Irakut. Në deklaratë thuhet:  Ky sulm me dron ka goditur drejtpërdrejt objektet e bazës Harir. Më herët, burimet e lajmeve raportuan për një sulm me raketa në bazën ushtarake amerikane në verilindje të Sirisë. Gjatë ditëve të fundit, bazat ushtarake amerikane në Irak dhe Siri janë shënjestruar nga sulmet me raketa dhe dron. Nga ana tjetër, Brigadat Al-Qassam të premten nisën sulmet me raketa kundër Tel Avivit në përgjigje të krimeve të kryera nga regjimi sionist kundër popullit të Gazës. Të premten në mbrëmje, forcat palestineze të rezistencës sulmuan me raketa vendbanimet sioniste në kufi me Gazën. Mbështetja perëndimore për regjimin sionist nën pretekstin e vetëmbrojtjes është praktikisht një dritë jeshile dhe një licencë për Tel Avivin për të vazhduar vrasjen brutale të fëmijëve dhe grave palestineze.