Nëntor 10, 2023 19:17 Europe/Tirane
  • Forcat e Rezistencës palestineze sulmojnë me raketa bazën e ushtrisë sioniste

Një burim mediatik raportoi për një sulm me raketa të rezistencës palestineze në bazën e ushtrisë sioniste në periferinë lindore të Rripit të Gazës.

Kanali informativ Al-Jazeera njoftoi se Rezistenca palestineze në Rripin e Gazës mëngjesin e sotëm (e premte) nisi një valë të re sulmesh me raketa ndaj kolonive sioniste në afërsi të Rripit të Gazës, si dhe kundër bazave ushtarake të regjimit pushtues sionist.

Sipas këtij raporti, në të njëjtën kohë me sulmet me raketa të Rezistencës palestineze kundër pozicioneve të regjimit pushtues sionist, në zonat e përmendura kanë ushtuar sirenat e alarmit.

Brigadat Al-Kassam, krahu i armatosur i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), njoftoi se në sulmet e mëngjesit të sotëm, u godit me raketa baza e regjimit sionist “Raim” në periferinë lindore të Rripit të Gazës.

Sipas agjencisë së lajmeve Shehab, luftimet e ofensivës tokësore janë përqendruar aktualisht rreth zonës “Tal Al-Hava” në perëndim të qytetit të Gazës.

Me dhjetëra njerëz në Rripin e Gazës po largohen nga spitali Al-Shifa në kërkim të plotësimit të nevojave të tyre elementare pas paralizimit të plotë të jetës në këtë rajon dhe shumë makina me refugjatë civilë po bëhen objektiv i drejtpërdrejtë i bombardimeve të regjimit sionist.

Asnjë artikull bazë dhe jetik nuk lejohet të hyjë e të dalë nga Rripi i Gazës dhe popullata civile mbështetet në rezervat strategjike, të cilat janë në prag të shterjes për shkak të presionit të fortë të pushtuesve sionistë.

 

Tags