Nëntor 11, 2023 11:10 Europe/Tirane
  • Një dron gjigant izraelit është shkatërruar në Gaza

Forcat e Rezistencës në Gaza njoftuan shkatërrimin e një droni gjigant zbulues izraelit të quajtur “Heron TP”.

Grupi i rezistencës “Saraya al-Quds”, dega ushtarake e Xhihadit Islamik Palestinez, sot (e shtunë) në ditën e tridhjetë e gjashtë të luftës, njoftoi shkatërrimin e një droni gjigant të ushtrisë izraelite të quajtur “Heron TP” (Eitan).

Grupi “Saraya al-Quds” njoftoi në kanalin e saj në platformën Telegram se kishte vënë në shënjestër këtë dron zbulues. Droni Eitan me gjerësi (hapje krahësh) 26 metra dhe gjatësi trupore 13 metra është sa një aeroplan pasagjerësh. “Eitan” është një fjalë hebraike që do të thotë “i qëndrueshëm”.

Pak minuta më vonë, grupi “Saraya al-Quds” njoftoi se kishte shënjestruar Kibbutz Kisuvim rreth Gazës me një raketë. Zonat e banuara përreth Gazës janë të shkreta dhe vend grumbullimi për ushtarët sionistë.

 

Tags