Protesta e familjarëve të të burgosurve izraelitë në Tel Aviv
Burime të lajmeve njoftuan se familjarët e të burgosurve izraelitë demonstruan kundër Netanyahut dhe autoriteteve të regjimit sionist në Tel Aviv.
Sipas rrjetit Al-Jazeera të Katarit, këta protestues kërkuan lirimin e personave që ata pretendojnë se janë marrë peng nga Hamasi. Sipas këtij raporti, familjarët e tyre kanë brohoritur kundër Netanyahut dhe pushtetarëve të tjerë të territoreve të pushtuara.
Të premten e kaluar, gazeta sioniste “Ma’ariv” publikoi sondazhin më të fundit në territoret e pushtuara dhe shkruante: “80% e izraelitëve e konsiderojnë Netanyahun përgjegjës për dështimin dhe vdekjen e njerëzve nga sulmi i fundit nga Rripi i Gazës.
Pas disfatës së regjimit sionist ndaj forcave të Pezistencës palestineze, urrejtja e banorëve të territoreve të pushtuara ndaj Netanyahut dhe kabinetit të tij është shtuar.
Më parë, Reuters njoftoi: “Izraelitët fajësojnë kabinetin e Netanyahut për sulmin e Hamasit dhe fillimin e luftës në Gaza. Kjo media perëndimore ka shkruar se tashmë Netanyahu është fajtor për polarizimin e Izraelit duke propozuar projektligjin e ndryshimeve gjyqësore dhe duke dobësuar kështu fuqinë luftarake të ushtrisë së këtij regjimi.
Pas veprimeve të diskutueshme të kabinetit të Netanyahut, përçarja politike në regjimin sionist është bërë aq e rëndë saqë lufta e Gazës nuk ka mundur të bashkojë liderët e këtij regjimi.
Me vazhdimin e operacionit “Stuhia Al-Aksa” dhe vazhdimin e fitoreve të luftëtarëve të Rezistencës në betejën kundër regjimit sionist, ushtria izraelite, e cila është e dëshpëruar nga përballja me luftëtarët palestinezë, ende nuk ka mundur të lirojë sionistët e burgosur që mbahen nga lëvizja Hamas.