Nëntor 14, 2023 19:28 Europe/Tirane
  • Huthët e Jemenit zotohen të vazhdojnë të sulmojnë Izraelin

Udhëheqësi i lëvizjes Houthi të Jemenit është zotuar të vazhdojë sulmet ndaj Izraelit dhe tha se forcat e tij do të kenë në shënjestër anijet izraelite.

Në një fjalim që u transmetua, Abdul-Malik al-Houthi tha: “Sytë tanë janë të hapur për të monitoruar dhe kërkuar vazhdimisht çdo anije izraelite në Detin e Kuq, veçanërisht në Bab al-Mandab dhe afër ujërave rajonale të Jemenit”.

Të shtunën, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të Rezistencës nisën një operacion të befasishëm të quajtur “Stuhia Al-Aksa” kundër pozicioneve izraelite dhe regjimi izraelit, për t’u hakmarrë dhe për të kompensuar disfatën e tij dhe për të ndalur operacionet e Rezistencës, ka mbyllur të gjitha vendkalimet e Rripin e Gazës dhe po bombardojnë këtë zonë.

Qindra mijëra palestinezë mbeten të bllokuar në pjesë të Gazës veriore dhe janë në rrezik nga uria, etja, sëmundjet dhe sulmet izraelite.

“Thirrjet e dëshpëruara dhe apelet urgjente po bëhen nga civilë të cilët nuk janë në gjendje të lëvizin nga ndërtesat ku janë strehuar për shkak të pranisë së trupave izraelite, betejave të vazhdueshme në terren, apo nga civilë të cilët janë zënë nën rrënojat e ndërtesave të shembura”, është shprehur zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Ashraf al-Qudra, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, thotë se 40 pacientë në Spitalin al-Shifa kanë vdekur të martën.

Ndërkohë që Izraeli ka kryer bombardime masive në Rripin e Gazës, Houthët kanë sulmuar Izraelin në shenjë hakmarrjeje.

 

 

Tags