Nëntor 15, 2023 08:32 Europe/Tirane
  • Hamasi hedh poshtë akuzat për përdorim ushtarak të spitaleve të Gazës

Sipas zyrës së mediave të Hamasit, Lëvizja e Rezistencës Hamas ka refuzuar përdorimin e spitaleve në Rripin e Gazës për qëllime ushtarake, duke hedhur poshtë akuzat e tilla izraelite si gënjeshtra.

Ajo që prezantoi ushtria e regjimit izraelit në lidhje me Spitalin e Fëmijëve Al-Rantisi në qytetin e Gazës ishin “video të bëra në një mënyrë kontradiktore, joprofesionale dhe të palogjikshme” dhe përfshinin “skena të përbëra dhe të fabrikuara që mashtrojnë opinionin public”, raportoi Xinhua duke cituar deklaratën e zyrës së medias dhënë të martën.

Ajo fajësoi ushtrinë izraelite për “fabrikimin e gënjeshtrave dhe praktikimin e dezinformatave dhe nxitjeve në përgatitje për shkatërrimin e spitaleve ... mbi kokat e pacientëve, stafit mjekësor dhe njerëzve të zhvendosur”.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se ajo që ushtria izraelite tregoi dhe e quajti si një arsenal i vendosur poshtë spitalit ishte një “maskaradë meskine”, duke hedhur poshtë çdo përfshirje me armët dhe sendet e ekspozuara që Tel Avivi pretendonte për mbajtjen e të burgosurve.

Regjimi sionist rrethoi një numër spitalesh në qytetin e Gazës gjatë ditëve të fundit me dyshimin e supozuar se objektet e tyre nëntokësore janë përdorur si baza ushtarake dhe komanda të Hamasit.

 

Tags