Nëntor 18, 2023 10:36 Europe/Tirane
  • Fiset jemenase mbështesin operacionin “Stuhia Al-Aksa”

Anëtarët e fiseve jemenase në provincën Dhamar organizuan një tubim të armatosur fisnor, si pjesë e aktiviteteve për të mbështetur popullin palestinez dhe për të mbështetur Operacionin “Stuhia Al-Aksa”, ku anëtarët e fiseve nomade konfirmuan gatishmërinë e tyre për të luftuar në mbështetje të popullit palestinez në Gaza.

Në mobilizimin e armatosur fisnor morën pjesë edhe anëtari i Këshillit të Lartë Politik, Muhamed Ali Al-Houthi, udhëheqës të lëvizjes Ansarullah, si dhe udhëheqës të tjerë ushtarakë.

Mes një numri pjesëmarrësish në tubimin e armatosur, njëri prej tyre u shpreh: “Ushtria që do ta çlirojë, në dashtë Zoti, Gazën dhe Palestinën do të na ketë edhe ne. Siç po shohim në media, po vriten fëmijë dhe gra, vëllezërit dhe bijtë tanë në atë vend. Më parë shkatërruan Jemenin, siç po bëjnë tani në Gaza. Ne deklarojmë se jemi gati si raketat që hedhim të shkojmë në emër të Zotit për të mbështetur vëllezërit tanë në Gaza dhe Palestinë. Ne jemi gati të përgjigjemi, presim kushtrimin. Ky popull që shihni janë gati për çdo orientim dhe janë gati të lëvizin për të mbështetur vëllezërit tanë në Palestinë dhe Gaza”.

Një tjetër pjesëmarrës pohoi gjithashtu gatishmërinë dhe aftësinë për të mbështetur popullin palestinez në Gaza, duke thënë: “Ne jemi të gatshëm në nivelin ushtarak, atë popullor dhe në të gjitha nivelet për të ecur kundër këtij armiku brutal. I shprehemi udhëheqjes nga ky mejdan se jemi gati të lëvizim masivisht për t’u përballur me pushtimin në çdo betejë, në çdo situatë dhe në çdo kohë”.

I njëjti mesazh u konfirmua edhe nga një pjesëmarrës i tretë, i cili tha: “Populli jemenas është gati të mbështesë vëllezërit në Palestinë. Ne jemi gati të lëvizim për hir të Zotit dhe të mbrojmë vëllezërit tanë në Palestinë dhe në të gjithë vendet e botës. Ne jemi gati në rang populli, ushtrie dhe udhëheqjeje. Presim vetëm urdhrin e të parit tonë Sejid Abdul-Melik.”

 

Tags