Nëntor 20, 2023 09:17 Europe/Tirane
  • Mbi 10 milionë regjistrohen në fushatën “Ke të bësh me mua”

Numri i mbështetësve të fushatës pro-palestineze të titulluar “Ke të bësh me mua” ka shkuar në mbi 10 milionë.

Sionistët filluan një fushatë bombardimi kundër Gazës më 7 tetor, pasi grupet palestineze të Rezistencës filluan Operacionin “Stuhia Al-Aksa” në përgjigje të dhunës me dekada kundër palestinezëve.

Pas gjenocidit të përhapur të regjimit izraelit kundër kombit të shtypur palestinez, një grup të rinjsh kanë hapur një faqe interneti dhe i kanë kërkuar popullit të Iranit të regjistrojnë emrat e tyre dhe të deklarojnë gatishmërinë e tyre për të luftuar kundër regjimit izraelit me sloganin “Ke të bësh me mua”.

Pas krimeve të regjimit izraelit në Spitalin Al-Mu’amdani në Gaza, numri i regjistrimeve po rritet çdo moment.

Deri më tani më shumë se 10 milionë të rinj iranianë janë regjistruar në https://alaqsastorm.com/aqsa/ për të marrë pjesë në territoret e pushtuara.

Procesi i regjistrimit vazhdon ende dhe numri i regjistrimeve po rritet në çdo moment.

 

Tags