Jemeni shënjestron territoret e pushtuara palestineze me raketa kruiz
Forcat e Armatosura të Jemenit kanë konfirmuar lëshimin e një sërë raketash kruiz në caqe të ndryshme ushtarake izraelite në Umm al-Rashrash, Eilat, territoret e pushtuara jugore palestineze.
Në një deklaratë, ushtria jemenase theksoi se do të vazhdojë të kryejë operacione kundër objekteve të regjimit izraelit deri në ndalimin e agresionit të regjimit sionist kundër popullit palestinez në Gaza dhe në Bregun Perëndimor.
Ndërkohë, mediat e regjimit izraelit raportuan për aktivizimin e sirenave të alarmit në Eilat për shkak të një rakete lundrimi (kruiz) të lëshuar nga Jemeni, raportoi rrjeti mediatik Al-Mayadeen.
Regjimi izraelit nisi luftën më 7 tetor pas një operacioni të quajtur “Stuhia al-Aksa”, nga grupet e Rezistencës palestineze, si rezultat i të cilit u vranë rreth 1200 forca ushtarake dhe kolonë izraelitë dhe qindra të tjerë u zunë rob.