Nëntor 23, 2023 09:05 Europe/Tirane
  • Numri i të vdekurve në Gaza i kalon 14,500

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet ajrore intensive të regjimit izraelit në Rripin e Gazës ka arritur në 14.532 në ditën e 47-të të sulmit në territorin e rrethuar.

Zyra e qeverisë për Media publikoi të mërkurën shifrat, duke thënë se numri përfshin 6,000 fëmijë dhe 3,920 gra.

Ajo tha se më shumë se 7,000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, mbeten të zhdukur.

Gjithashtu të mërkurën, regjimi izraelit njoftoi vdekjen e një prej ushtarëve të tij në luftimet tokësore në Gaza, çka e çon në 72 numrin e forcave sioniste të vrarë deri më tani në operacionin tokësor.

Gjithashtu, numri total i trupave sioniste të vrarë që nga fillimi i luftës shkon në 392.

 

Tags