Nëntor 25, 2023 08:01 Europe/Tirane
  • Sionistët pranuan armëpushimin pasi pësuan disfatë në fushën e betejës

Ziyad al-Nakhala, Sekretari i Përgjithshëm i Xhihadit Islamik, tha se regjimi sionist izraelit e pranoi armëpushimin pas dështimit të tij në betejën e Gazës kundër lëvizjes së Rezistencës Palestineze.

“Armëpushimi tregoi qartë pranimin e disfatës që pësoi armiku në ofensivën e tij të gjerë tokësore dhe sulmet ajrore”, tha Nakhala në një deklaratë të premten disa orë pasi hyri në fuqi armëpushimi mes regjimit sionist izraelit dhe lëvizjes Hamas.

“Po të mos ishin humbjet në fushën e betejës, regjimi sionist nuk do të ishte pajtuar me marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimin e të burgosurve”, theksoi ai.

“Në të ardhmen, ne do ta detyrojmë armikun të pajtohet me një marrëveshje të madhe shkëmbimi të burgosurish që përfshin lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë”, vazhdoi ai duke shtuar se, “qëllimet e armikut për t’i dhënë fund Rezistencës dhe për ta shtypur atë janë ende në vend; kështu që, ne duhet të vazhdojmë betejën për të neutralizuar qëllimet e armikut. Armiku sionist do ta vazhdojë agresionin e tij më brutalisht.”

“Rezistenca e detyroi armikun të pranonte negociatat për shkëmbimin e të burgosurve dhe pjesa të e mbetur e të burgosurve të armikut nuk do të lirohen pa lirimin e kolegëve tanë të burgosur nga regjimi sionist”, shtoi sekretari i përgjithshëm i Xhihadit Islamik.

 

Tags