Nëntor 26, 2023 07:41 Europe/Tirane
  • 39 palestinezë të tjerë lirohen pasi Hamasi liroi 13 sionistë

Regjimi izraelit ka liruar një grup të dytë prej 39 të burgosurish palestinezë në bazë të një marrëveshje shkëmbimi me lëvizjen e Rezistencës Palestineze Hamas, ndërsa një armëpushim i përkohshëm vazhdon në Rripin e rrethuar të Gazës.

Zyrtarët e burgjeve të regjimit thanë se të burgosurit palestinezë u liruan herët të dielën, me pamjet e mëvonshme që tregonin ata të mirëpritur në shtëpi nga palestinezët e tjerë në qytetin e pushtuar të Bregut Perëndimor të El-Kuds-it Lindor.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, kishte thënë përpara shkëmbimit se në fazën e dytë të marrëveshjes së shkëmbimit, 39 të burgosur palestinezë do të liroheshin nga regjimi izraelit. Ata përfshinin 33 të rinj, të cilët ishin kapur nga trupat sioniste kur ishin fëmijë, si dhe gjashtë gra.

Lirimi i tyre erdhi pasi Hamasi liroi 13 të burgosur izraelitë, përfshirë gjashtë gra dhe shtatë fëmijë dhe adoleshentë, përveç katër shtetasve tajlandezë.

Sipas marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve, e cila u ndërmjetësua nga Katari dhe Egjipti, gjatë armëpushimit katër-ditor në Gaza, pritet të lirohen të paktën 50 të burgosur sionistë. Në këmbim, do të lirohen 150 të burgosur palestinezë, të gjithë gra dhe fëmijë.

Armëpushimi i përkohshëm hyri në fuqi të premten, pasi agresioni i fundit i Tel Avivit kundër Gazës vrau afro 15,000 palestinezë. Lufta gjenocidale e regjimit izraelit filloi më 7 tetor, pasi grupet e Rezistencës së territorit nisën Operacionin “Stuhia al-Aksa” në territoret e pushtuara.

Hamasi dhe Tel Avivi kryen të premten fazën e parë të marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve. Gjatë fazes së parë u liruan 39 të burgosur palestinezë femra dhe fëmijë nga burgu Ofer i regjimit izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar. Në këmbim, u liruan nga Hamasi 13 gra dhe fëmijë, disa me nënshtetësi të dyfishtë, përveç 10 të burgosurve tajlandezë dhe një filipinas.

Faza e dytë e shkëmbimit të të burgosurve erdhi pas një vonese prej disa orësh, për të cilën Hamasi tha se ishte për shkak të shkeljes së kushteve të marrëveshjes së armëpushimit nga regjimi izraelit.

Sipas Brigadave Al-Kassam, krahut ushtarak të Hamasit, vonesa u shkaktua nga regjimi izraelit që nuk e shtyu përfundimin e marrëveshjes për çështje të tilla si lehtësimi i shpërndarjes së ndihmës humanitare dhe karburantit në Gaza, si dhe ndalimi i të shtënave me armë zjarri, gjë çoi në më shumë vdekje dhe plagosje mes civilëve.

 

Tags