Jemeni i gatshëm të rifillojë sulmet anti-izraelite pasi skadon armëpushimi
Forcat e Armatosura të Jemenit janë zotuar të rifillojnë operacionet e tyre kundër objektivave thellë brenda territoreve të pushtuara nga Izraeli, duke vënë në dukje se sulmet do të ndalojnë sapo agresioni izraelit kundër palestinezëve në Rripin e Gazës të ndalojë plotësisht.
Jemeni publikoi një deklaratë disa orë përpara se një armëpushim i përkohshëm midis lëvizjes së rezistencës Hamas dhe regjimit izraelit të përfundonte të premten në mëngjes.
“Në përputhje me udhëzimet e liderit të lëvizjes së rezistencës Ansarullah, Abdul-Malik al-Huthi, dhe në përgjigje të thirrjeve popullore të kombit të madh jemenas, si dhe arabëve dhe myslimanëve liridashës për të qëndruar në mënyrë të vendosur pranë palestinezëve dhe rezistencës heroike të tyre, forcat jemenase shprehin gatishmërinë e tyre të plotë për të rifilluar operacionet e tyre ushtarake kundër armikut izraelit nëse ky i fundit vendos të rifillojë agresionin kundër Gazës”, thuhet në deklaratë.
Deklarata theksoi se trupat jemenase nuk do të hezitojnë të zgjerojnë sulmet e tyre kundër objektivave izraelite për të goditur interesat e regjimit sionist në territoret e pushtuara dhe në det.
“Forcat e Armatosura të Jemenit, siç u deklarua më herët, do të vazhdojnë të pengojnë anijet izraelite të lundrojnë në ujërat e Detit të Kuq dhe do të miratojnë masa të mëtejshme për të siguruar zbatimin efektiv të këtij vendimi".
“Operacionet tona ushtarake do të ndalen sapo agresioni izraelit kundër palestinezëve në Rripin e Gazës të ndalet plotësisht”, thuhej në deklaratë.
Më tej Jemeni u bëri thirrje kombeve dhe myslimanëve në mbarë botën që të mbështesin palestinezët në luftën e tyre çlirimtare.