Dhjetor 02, 2023 08:04 Europe/Tirane
  • Martirizohen me dhjetëra palestinezë në sulmet e regjimit sionist në Gaza

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza bëri të ditur se që nga mëngjesi i së premtes, si pasojë e sulmeve të regjimit sionist në këtë territor, kanë rënë dëshmorë 178 persona dhe janë plagosur 589 të tjerë.

Nga ana tjetër, burimet e lajmeve raportuan për përplasje intensive midis forcave të rezistencës palestineze dhe ushtrisë sioniste në Tel Al-Hava, Al-Nasr, në veri të Rripit dhe në lagjen Sheikh Rizvan në qytetin e Gazës.

109 palestinezë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur që nga fillimi i sulmeve ajrore izraelite në Gaza të premten pas përfundimit të përkohshëm të armëpushimit.

Me skadimin e armëpushimit të përkohshëm, mëngjesin e së premtes regjimi sionist rifilloi sulmet kundër popullit palestinez në Gaza. Brigadat Izzeddin Kassam gjithashtu në një deklaratë njoftuan se shënjestruan me një raketë një transportues personeli sionist në veri të Gazës.

Saraya Al-Kuds gjithashtu njoftoi se me sulme me raketa kishte shënjestruar qytetet sioniste Nirim, Nahal Oz dhe Ulomim. Krahu ushtarak i Hamasit njoftoi rrëzimin e një droni sionist të tipit “Sky Lark” në Gaza.

 

Tags