Dhjetor 03, 2023 07:53 Europe/Tirane
  • Doha: Negociatat për zgjatjen e armëpushimit në Gaza janë bllokuar

Negociatat për zgjatjen e armëpushimit në Gaza dështuan në Doha të Katarit, shtetit ndërmjetës mes regjimit izraelit dhe Hamasit palestinez.

Siç raportoi Al-Jazeera mbrëmjen e djeshme, Izraeli urdhëroi ekipin e tij negociues të Mossad-it në Doha të kthehej në territoret e pushtuara për shkak të asaj që e quajti “një ngërç”.

Me ndërmjetësimin e Katarit, regjimi izraelit dhe Hamasi ranë dakord të premten e 24 nëntorit për një armëpushim 4-ditor, pas rreth 50 ditësh luftë. Armëpushimi synonte të lehtësonte situatën humanitare në Gaza.

Megjithatë, pas skadimit të armëpushimit në Gaza të premten e kaluar, regjimi izraelit rifilloi sulmet e tij në Rrip, të cilat çuan në martirizimin e 109 banorëve të Gazës dhe plagosjen e qindra të tjerëve.

Rifillimi i sulmeve izraelite startoi disa minuta përpara se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken të largohej nga territoret e pushtuara nga Izraeli të Palestinës.

Që nga fillimi i luftës izraelite në Gaza, 15207 palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe 40652 të tjerë janë plagosur; 280 nga personeli mjekësor i Gazës kanë rënë dëshmorë dhe 31 të tjerë janë arrestuar deri më tani.

Luftëtarët e regjimit izraelit bombarduan 130 qendra mjekësore, 20 prej të cilave ishin plotësisht jashtë shërbimit.

70 për qind e viktimave palestineze janë gra dhe fëmijë.

 

Tags