Sulmohet me dron baza amerikane në Erbil të Irakut
Dhjetor 03, 2023 08:25 Europe/Tirane
Një bazë ushtarake amerikane në veri të qytetit irakian të Erbilit, rreth 425 km larg Bagdadit, u sulmua nga një dron kamikaz, njoftoi mëngjesin e së dielës televizioni Al-Hadath me bazë në Dubai.
Për momentin nuk dihen pasojat e sulmit.
Lëvizja shiite “Fronti Islamik për Rezistencën e Irakut” mori përgjegjësinë për sulmin. Më herët, grupi njoftoi se po rifillonte sulmet e tij ndaj bazave ushtarake amerikane pas përfundimit të armëpushimit humanitar në Rripin e Gazës.
Sipas Fox News, që nga 17 tetori janë regjistruar gjithsej 74 sulme ndaj forcave amerikane në Irak dhe në Siri. Rreth 900 ushtarakë amerikanë janë vendosur në Siri dhe rreth 2500 në Irak.