Dhjetor 04, 2023 08:04 Europe/Tirane
  • Tel Avivi vihet nën sulme me raketa

Brigadat Al-Kassam njoftuan se në përgjigje të vazhdimit të krimeve sioniste dhe vrasjes së fëmijëve në Gaza, kanë kryer një valë të re sulmesh me raketa në Tel Aviv.

Të dielën herët në mëngjes, mediat sioniste njoftuan rënien e sirenave paralajmëruese për rrezikun e një sulmi raketor në zona të mëdha të qendrës së Palestinës së pushtuar, Tel Aviv dhe rrethinat e saj.

Burimet sioniste raportuan se forcat e Rezistencës hodhën të paktën 100 raketa në Tel Aviv dhe periferitë e tij në raundin e ri të operacioneve raketore dhe banorët e këtyre zonave duhet të shkonin në strehimore sa më shpejt të ishte e mundur. Si pasojë, u raportuan më shumë se 20 shpërthime në Tel Aviv.

“Brigadat Al-Kassam”, krahu ushtarak i lëvizjes Hamas, publikoi të dielën një video të momentit kur një numër i madh raketash u lëshuan në drejtim të sionistëve, duke theksuar vazhdimin e rezistencës deri në përfundimin e agresionit të pushtuesit në Rripin e Gazës.

Burimet sioniste publikuan edhe pamje nga Tel Avivi që tregonin se një raketë e devijuar gabimisht nga sistemi Iron Dome në pamundësi për t’u kapur, ka gabuar dhe ka goditur shtëpitë e sionistëve në lagjen “Gush Dan”.

Më herët, kreu i Zyrës së Dëshmorëve, të Burgosurve dhe të Plagosurve të lëvizjes Hamas paralajmëroi regjimin sionist se nëse sulmi në Gaza vazhdon, nuk do të ketë më shkëmbim të të burgosurve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Kadara, deklaroi të shtunën mbrëma se që nga rifillimi i agresionit kundër Gazës, 193 palestinezë janë vrarë dhe 600 të tjerë janë plagosur, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të vdekjeve të palestinezëve në mbi 15,000.

 

Tags