Dita e 60-të e luftës në Gaza: Vazhdon shkatërrimi dhe gjenocidi
Sulmet e regjimit sionist në zona të ndryshme të Rripit të Gazës kanë hyrë në ditën e tyre të 60-të. Këto sulme barbare vazhdojnë ditë e natë dhe numri i dëshmorëve dhe të plagosurve palestinezë sa vjen e shtohet çdo orë.
Pamjet e sulmit të regjimit izraelit në Xhebalia dhe Khan Yunis (në veri dhe në jug të Gazës) tregojnë një sasi të madhe shkatërrimi dhe një rritje të numrit të martirëve.
Burimet e lajmeve kanë bërë të ditur se numri i dëshmorëve të luftës së Gazës është 15900. Ashraf al-Qadara, zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, bëri të ditur se 70% e dëshmorëve të sulmeve brutale të regjimit sionist në Gaza ishin fëmijë. Për shkak të sulmeve të vazhdueshme të ushtrisë sioniste në Gaza, është e nevojshme të dërgohet ndihma urgjente humanitare në zonë dhe spitalet e Gazës po ofrojnë shërbime mjekësore për të plagosurit me mjete e mundësi minimale.
Nën hijen e mosveprimit të komunitetit ndërkombëtar dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe mbështetësve të tjerë të tij, regjimi sionist ka rifilluar sërish sulmet brutale ndaj zonave të banuara në Gaza pas një jave armëpushimi të përkohshëm.
Nuk ka vend të sigurt në Gaza, madje ushtria sioniste po sulmon edhe shkollat e spitalet. Ndërsa, sipas ligjit ndërkombëtar, vendet që ofrojnë shërbime humanitare nuk duhet të jenë në shënjestër të sulmeve.