Izraeli e vlerësoi në 51 miliardë dollarë koston e luftës së Gazës
Dhjetor 05, 2023 08:14 Europe/Tirane
Ministria e Financave e Izraelit vlerësoi të hënën koston e luftës aktuale në Gaza në 51 miliardë dollarë.
Zyrtarë të Ministrisë së Financave të regjimit sionist, të cilët zhvilluan një takim të hënën me anëtarët e Komitetit të Financave në Knesset, thanë se kjo shifër mund të rritet në varësi të zhvillimeve në terren.
Izraeli e kishte vlerësuar më parë koston e luftës në 163 miliardë shekelë (44 miliardë dollarë).
Zyrtarët e ministrisë izraelite të financave i thanë gjithashtu Knesset-it se të ardhurat nga taksat kanë qenë në rënie edhe para fillimit të luftës në Gaza.