Dhjetor 09, 2023 20:25 Europe/Tirane
  • Hezbollahu vazhdon të godasë më shumë objekte të regjimit sionist

Lëvizja e Rezistencës Libaneze Hezbollah kreu sulme të reja mbi bazat ushtarake të regjimit sionist izraelit në kufijtë e përbashkët.

“Mediat izraelite raportuan një sulm me automjet kundër një ushtari në Rrugën 44 pranë bazës ushtarake Tzrifin në juglindje të Tel Avivit”, thuhet në një deklaratë të Hezbollahut të shtunën.

Ndërkohë, mediat e regjimit izraelit thanë se 3 ushtarët izraelitë të plagosur që mbërritën në spitalin Rambam në Haifa, u plagosën nga të shtënat e Hezbollahut. Gjendja e njërit prej tyre rezulton e rëndë.

Lëvizja tha në një deklaratë tjetër se “luftëtarët e Rezistencës Islame goditën bazën Al-Hamra të pushtuar nga izraelitët, duke shkaktuar viktima të konfirmuara”.

Izraeli nisi luftën kundër Gazës më 7 tetor, pasi grupet e Rezistencës Palestineze të udhëhequra nga Hamasi zhvilluan operacionin e befasishëm “Stuhia Al-Aksa” kundër entitetit pushtues në përgjigje të fushatës së gjakderdhjes dhe shkatërrimit kundër palestinezëve të ndërmarra prej dekadash nga regjimi sionist.

Më shumë se 17,400 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe mbi 46,480 të tjerë janë plagosur në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore të Izraelit në Gaza.

Që nga shpërthimi i konfliktit midis regjimit pushtues dhe grupeve të Rezistencës Palestineze, Hezbollahu libanez ka kryer sulme të rregullta kundër bazave të regjimit sionist në mbështetje të palestinezëve.

 

Tags