Dhjetor 10, 2023 07:55 Europe/Tirane
  • Izraeli sulmon selinë e UNIFEL-it në Liban

Burime mediatike raportuan për sulmin e regjimit izraelit ndaj selisë së Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFEL) në pjesën jugore të vendit.

Televizioni Al-Manar raportoi se tanket izraelite shënjestruan selinë e UNIFEL-it pranë Abel al-Qamah në Libanin jugor.

Më herët, zëdhënësi i ushtrisë së regjimit izraelit ka njoftuar sulme ushtarake ndaj pozicioneve të Hezbollahut libanez në jug të Libanit.

Në një tjetër zhvillim, mediat raportuan se regjimi izraelit sulmoi një spital fushor në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës.

I hutuar me goditjen - e pariparueshme ndaj inteligjencës dhe ushtrisë - që e pësoi nga Operacioni “Stuhia Al-Aksa”, i kryer më 7 tetor nga Hamasi, Izraeli po përpiqet të kompensojë humbjen.

Që nga fillimi i agresionit izraelit në Gaza, janë martirizuar rreth 18000 palestinezë dhe janë plagosur më shumë se 48000 të tjerë.

 

Tags