Dhjetor 10, 2023 09:23 Europe/Tirane
  • Forcat e armatosura të Jemenit goditën izraelitët brenda Palestinës së pushtuar

Lëvizja Ansarullah e Jemenit tha se ka goditur objektiva thellë brenda Izraelit, si pjesë e operacioneve të saj për të mbështetur popullin e Gazës.

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, gjeneral brigade, Jahja As-Sari'e, tha të shtunën se disa dronë ishin përdorur për të goditur caqe të ndryshme izraelite gjatë orëve të fundit.

Sari'e tha se sulmet ndaj Izraelit do të vazhdojnë derisa regjimi sionist të ndalojë agresionin e tij ndaj Gazës.

Gjithashtu, forcat jemenase qëlluan me raketa objektivat në rajonin Um Rush në jug të territoreve të pushtuara palestineze.

Jemenasit kanë deklaruar mbështetjen e tyre të hapur për luftën e Palestinës kundër okupatorit izraelit që kur regjimi sionist filloi një fushatë të egër ushtarake kundër Gazës në fillim të tetorit.

Ansarullah, i cili kontrollon pjesën më të madhe të territorit të Jemenit, ka nisur gjithashtu sulme ndaj anijeve të lidhura me Izraelin që lundrojnë në portet e Jemenit.

Kjo bëri që disa kompani transporti me interesa në Izrael të ridrejtonin anijet e tyre dhe të bënin udhëtime më të gjata nëpër Afrikë për të shmangur sulmet nga jemenasit.

Sulmet ndaj Izraelit janë pjesë e një fushate më të madhe rajonale të Rezistencës që synon të detyrojë regjimin sionist dhe mbështetësit e tij t’i japin fund agresionit të vazhdueshëm ndaj Gazës.

 

Tags