Izraeli vazhdon sulmet në të gjithë Gazën
Sulmet brutale të regjimit izraelit në pjesë të ndryshme të Gazës, duke përfshirë zonat Jabalia dhe Khan Younis, hynë në ditën e 66-të me konfliktin që vazhdon midis Rezistencës së Palestinës dhe regjimit izraelit.
Ushtria e regjimit izraelit po shënjestron ende zona të sigurta, duke përfshirë kampet e refugjatëve, përveç zonave të banuara në Gaza, ndërkohë që vendet e përmendura nuk duhet të sulmohen sipas konventave ndërkombëtare.
Të dielën në mbrëmje, regjimi izraelit sulmoi edhe një herë shkollën “Al-Fakhura” në Jabalia, në veri të Gazës, ku janë strehuar refugjatë palestinezë.
Videot dhe pamjet e publikuara tregojnë se mjetet e jetesës së palestinezëve si dhe një pjesë e shkollës “Al-Fakhura” janë shkatërruar plotësisht.
Megjithatë, në të njëjtën kohë me vazhdimin e sulmeve ajrore dhe sulmeve të artilerisë së regjimit izraelit në zona të ndryshme të Gazës, konfrontimi intensiv i forcave të Rezistencës palestineze vazhdon në Jabalia dhe Khan Younis, përkatësisht në veri dhe në jug të Gazës.
Më 7 tetor Rezistenca Palestineze kreu Operacionin “Stuhia Al-Aksa” mbi forcat e regjimit izraelit në përgjigje të krimeve të përditshme të regjimit kundër popullit palestinez gjatë 75 viteve të pushtimit të Palestinës që nga viti 1948.
Agresioni i regjimit në Gaza hyri në ditën e tij të 66-të me mbi 18000 palestinezë të martirizuar, përfshirë gra dhe fëmijë.