Dhjetor 14, 2023 19:38 Europe/Tirane
  • Kryekomandanti i IRGC: Askush nuk guxon të veprojë në mënyrë agresive kundër Iranit

Komandanti kryesor i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik tha se aktualisht askush nuk guxon të sulmojë kombin dhe tokën e Iranit.

Gjeneralmajor Hossein Salami, komandanti i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik, të enjten në Memorialin e 10,000 Dëshmorëve të Provincës Azerbajxhani Lindor (në veriperëndim të Iranit), duke vënë në dukje se autoriteti i Iranit Islamik është trashëgimia e qëndrueshme e dëshmorëve, shtoi: “Dëshmorët e ngritën Iranin në kulmin e nderit, dhe në kohën e tanishme, në çdo pjesë të botës, kur flitet me politikanë dhe personalitete, ata flasin për Iranin me respekt”.

Ceremonia u zhvillua në Tabriz, kryeqendrën e provincës veriperëndimore iraniane.

“Rënia e regjimit të rremë izraelit nuk është shumë e largët, një shenjë e qartë e së cilës është se sionistët janë aq të dobët sa nuk mund të përballojnë ekzistencën e grave dhe fëmijëve palestinezë”, tha gjeneralmajor Hossein Salami.

Ai tha se një shembull i përpjekjeve të armiqve për t’i privuar muslimanët nga të drejtat e tyre është lufta e vazhdueshme kundër palestinezëve në Gaza.

Gjeneralmajor Salami vuri në dukje se armiqtë ende po përpiqen t’i privojnë kombet myslimane nga të drejtat e tyre dhe shtoi: “Ata duan të pushtojnë tokat myslimane si Palestina; shembull është sulmi në Gaza dhe bombardimi i kësaj toke”.

Komandanti kryesor i Gardës së Revolucionit Islamik, duke dënuar sulmet e regjimit sionist ndaj spitaleve dhe zonave të banimit dhe të shërbimit, vuri në dukje se “vrasja e foshnjave është një burim krenarie për regjimin sionist dhe sionistët e konsiderojnë fitore të tyren martirizimin e një morie popujsh, fëmijësh, grash e pleqsh.

Gjeneralmajor Salami deklaroi se urrejtja publike ndaj regjimit sionist ka arritur kulmin e saj në mesin e kombeve të botës. Të gjitha kombet kanë zbritur në mejdan për të mbështetur Palestinën dhe për të deklaruar neverinë e tyre për krimet e regjimit sionist.

Të shtunën, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të Rezistencës filluan një operacion të befasishëm të quajtur “Stuhia Al-Aksa” kundër pozicioneve izraelite. Si kundërpërgjigje, regjimi izraelit mbylli të gjitha pikat e kalimit të Rripit të Gazës dhe po e bombardon këtë zonë.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, numri i dëshmorëve të sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës që nga 7 tetori ka arritur në 18608.

Gjithashtu, numri i të plagosurve nga agresioni sionist në Rripin e Gazës është rritur në më shumë se 50594 persona.

 

Tags