Dhjetor 16, 2023 09:01 Europe/Tirane
  • Lufta në Gaza: Dita e 71-të e sulmeve brutale dhe e rezistencës

Sulmet e regjimit izraelit në pjesë të ndryshme të Gazës kanë hyrë në ditën e 71-të dhe kanë lënë të vrarë mbi 18700 palestinezë, përfshirë fëmijë dhe gra.

Pavarësisht rezolutës së OKB-së për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, sulmet e pandërprera të regjimit izraelit në zonat e banuara të Rripit të Gazës vazhdojnë dhe numri i dëshmorëve dhe të plagosurve palestinezë po rritet gjithnjë e më shumë.

Siç njoftojnë burimet palestineze, që nga fillimi i luftës në Gaza, më 7 tetor 2023, janë plagosur mbi 51 mijë palestinezë, ndërsa numri i dëshmorëve dhe të plagosurve pritet të rritet për shkak të shkatërrimit masiv në pjesë të ndryshme të Gazës.

Sulmet më intensive të regjimit izraelit janë përqendruar në Khan Junis dhe Xhebalia, përkatësisht në jug dhe në veri të Gazës dhe siç thonë zyrtarët palestinezë, nuk ka asnjë pikë të sigurt në Gaza.

Krahas operacioneve të artilerisë dhe sulmeve ajrore, forcat izraelite po sulmojnë edhe popullin palestinez në terren.

Të shtunën në mëngjes, konflikti i ashpër po zhvillohet midis forcave të Rezistencës palestineze dhe forcave të regjimit izraelit në zonën “Tal Al-Zaatar” në Xhebalia si dhe në Khan Junis.

Forcat sioniste sulmuan madje edhe varrezat “Al-Falouja” në veri të Gazës dhe i shkatërruan ato.

Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme të regjimit izraelit në Gaza dhe mungesës së sigurisë dhe mjeteve të jetesës për shkak të sulmeve të përziera me disa faktorë natyrorë si shiu dhe moti i ftohtë, populli i Gazës po u reziston forcave izraelite dhe nuk i dorëzohet migrimit të detyruar.

Më 7 tetor Rezistenca Palestineze kreu Operacionin “Stuhia Al-Aksa” mbi forcat e regjimit izraelit në përgjigje të krimeve të përditshme të regjimit kundër popullit palestinez gjatë 75 viteve të pushtimit të Palestinës që nga viti 1948.

I hutuar me goditjen - e pariparueshme ndaj inteligjencës dhe ushtrisë - që e pësoi nga Operacioni “Stuhia Al-Aksa”, i kryer më 7 tetor nga Hamasi, Izraeli po po lufton për të kompensuar humbjen.

 

Tags