Dhjetor 16, 2023 09:25 Europe/Tirane
  • Protestat shpërthejnë në Tel Aviv pasi ushtria pranoi vrasjen e tre të burgosurve në Gaza

Kolonët izraelitë dolën në rrugë të shtunën në Tel Aviv pasi të shtënat ushtarake të regjimit izraelit vranë tre robër izraelitë në Gaza.

Agjencia France-Presse raporton se ushtria izraelite deklaroi se Yotam Haim, Alon Shamriz dhe Samer El-Talalqa – të gjithë në të njëzetat e moshës së tyre – u qëlluan nga ushtria e regjimit gjatë agresionit të saj në një lagje të qytetit të Gazës.

Të tre ishin në mesin e rreth 240 personave të zënë rob gjatë operacionit të 7 tetorit të kryer nga Hamasi në territoret e pushtuara nga Izraeli.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari pretendoi se ushtria e regjimit kishte identifikuar gabimisht si “kërcënim” tre robër izraelitë dhe, si rezultat, qëlloi drejt tyre duke i vrarë robërit.

Shtëpia e Bardhë e cilësoi atë një “gabim tragjik”.

Ndërsa lajmi për incidentin u përhap të premten vonë, qindra njerëz u mblodhën në Tel Aviv, në ministrinë përgjegjëse për çështjet ushtarake të Izraelit, për t’i bërë thirrje kabinetit të Netanyahut që të bëjë një marrëveshje për lirimin e më shumë se 130 robërve izraelitë që ende mbahen në Gaza.

 

Tags