Dhjetor 17, 2023 10:05 Europe/Tirane
  • Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit: Sulmet terroriste nuk do të ndalojnë zhvillimin e Iranit

Duke reaguar ndaj sulmit të fundit terrorist në provincën Sistan-o-Beluçistan, Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian tha se sulme të tilla nuk do të ndikojnë në rrugën e përparimit të vendit.

Amir-Abdollahian, në një mesazh në rrjetin social X, ka ngushëlluar për martirizimin e 11 oficerëve të policisë iraniane në një sulm terrorist të enjten mbrëma në qarkun Rask në provincën Sistan-o-Beluçistan.

Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për kombin iranian dhe veçanërisht për familjet e efektivëve të përkushtuar policorë që ranë viktimë e sulmit, të cilin e mori përsipër i ashtuquajturi grupi terrorist “Xhejshul-Adl” me bazë në Pakistan.

“Akte të tilla terroriste nga armiqtë e sigurisë dhe përparimit të Iranit nuk mund të ndalojnë sigurinë dhe zhvillimin e shpejtë të  Iranit dhe të Sistan-o-Beluçistanit”, theksoi ai.

Sulmi, i cili ndodhi rreth mesnatës së të premtes, ishte një nga më vdekjeprurësit ndër vite për rajonin pranë kufirit të Iranit me Afganistanin dhe Pakistanin.

Sulme të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë, përfshirë atë të 23 korrikut, kur katër policë u vranë gjatë patrullës.

Kjo erdhi dy javë pasi dy policë dhe katër sulmues u vranë në një shkëmbim zjarri të pretenduar nga Xhejshul-Adl në provincë.

 

Tags