Dhjetor 18, 2023 10:11 Europe/Tirane
  • Një tjetër gazetare palestineze u vra në kampin e refugjatëve Nuseirat

Zyra e Informacionit e Autoritetit Palestinez në Gaza njoftoi se gazetarja palestineze Hanin al-Katshan u vra gjatë bombardimeve të kampit të refugjatëve Nuseirat që ndodhet në Gazën qendrore.

Zyra e Informacionit e Autoritetit Palestinez në Gaza shtoi se numri i dëshmorëve të medias ka arritur në 95 persona që nga fillimi i agresionit të regjimit izraelit në Rrip.

Një lajm tjetër është se 90 persona u vranë nga sulmi ajror i regjimit izraelit në zonën Xhebalia që ndodhet në veri të Gazës.

Artileria e regjimit izraelit shënjestroi gjithashtu repartin e fëmijëve të kompleksit spitalor Naser që ndodhet në Khan Yunis në jug të Gazës, gjë që çoi në martirizimin e një gruaje dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Sulmet ajrore të regjimit izraelit në zona të ndryshme të Gazës në veri dhe në jug të Rripit vazhdojnë dhe dhjetëra persona kanë mbetur të vrarë dhe të plagosur.

Nga ana tjetër, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah njoftoi në statistikat e tyre se nga 7 tetori deri më 15 dhjetor janë vrarë nga regjimi izraelit 18800 palestinezë, 70% e të cilëve gra dhe fëmijë.

Grupet e Rezistencës palestineze filluan një operacion të befasishëm të quajtur “Stuhia Al-Aksa” nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të regjimit pushtues të Kudsit më 7 tetor 2023, dhe regjimi, me qëllim që të hakmerret dhe të kompensojnë humbjen e tij dhe për të ndaluar operacionet e grupeve të Rezistencës, i mbylli të gjitha pikat e kalimit në Rripin e Gazës dhe e bombardoi zonën.

 

Tags