Dhjetor 20, 2023 07:17 Europe/Tirane
  • Hanije: Rezistenca është ende e fortë, e qëndrueshme

Kreu i Byrosë Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike palestineze Hamas në një takim me ministrin e Jashtëm iranian tha se pas 75 ditësh luftë në Gaza, Rezistenca është ende e fortë dhe e palëkundur.

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian udhëtoi për në Doha të martën vonë në krye të një delegacioni.

Ismail Hanije, kreu i Byrosë Politike të Hamasit, në një takim me ministrin e Jashtëm të Iranit, Hossein Amir-Abdollahian tha se agresioni ushtarak i regjimit izraelit kundër popullit të Gazës është i paprecedentë. Një vëllim i madh sulmesh ajrore, detare dhe tokësore nga ky regjim kundër banorëve të Gazës vazhdojnë ende të zhvillohen.

Ai deklaroi se regjimi izraelit dhe aleatët e tij menduan se mund ta gjunjëzonin Rezistencën në këtë mënyrë, por pas 75 ditësh luftime, Rezistenca i shkaktoi humbje të rënda regjimit izraelit.

 

Tags