Ministria e Shëndetësisë: 100 palestinezë të vrarë nga Izraeli brenda një dite
“Sulmet izraelite në Gaza në vetëm një ditë kanë vrarë rreth 100 palestinezë dhe kanë plagosur qindra të tjerë”, thotë Ministria e Shëndetësisë e Gazës.
Të paktën 19667 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që prej 7 tetorit.
Ndërkohë, Kombet e Bashkuara thonë në një postim në platformën sociale X se agjencia e saj e fëmijëve ka paralajmëruar se pa armëpushim, më shumë fëmijë do të vdesin nga sëmundjet sesa nga bombardimet.
Nëpërmjet thirrjeve zanore të shpërndara, në disa telefonata ankthi nga familjet e bllokuara në shtëpitë e tyre në qytetin e Gazës, të cilat janë shpërndarë në WhatsApp janë zbuluar detaje të përgjakshme të veprimeve të ushtrisë izraelite.
Duhet theksuar vazhdimisht se Izraeli po ekzekuton njerëz në shtëpitë e tyre. Dëshmitë rrëqethëse janë të pafundme në rrjetet sociale, por ato po bien në vesh të shurdhër.
Sipas një raporti të rrjetit mediatik Al-Jazeera, një telefonatë erdhi nga familja Anan, e cila është bllokuar në ndërtesën e tyre përballë zonës së Kullës Xhelaa.
“Të lutem Abu Ali, sapo fola me motrën time dhe ajo tha se ushtarët izraelitë hynë në ndërtesën e tyre dhe i vranë të gjithë burrat”, thotë një burrë në një mesazh audio.
“Nëna ime, motrat dhe gruaja e xhaxhait janë të gjitha të plagosura… Njëra prej tyre ka një dorë të prerë. Të lutem, Abu Ali, na duhet një ambulancë, Kryqi i Kuq, kushdo! Ato thjesht duan të largohen nga ndërtesa ku ndodhen dhe nuk mund të dalin jashtë.”