Dhjetor 21, 2023 10:15 Europe/Tirane
  • Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe të Katarit diskutojnë zhvillimet më të fundit në Gaza

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian udhëtoi për në Doha të martën vonë në krye të një delegacioni për të parë ecurinë e bisedimeve ndërmjetësuese për një armëpushim në Gaza..

Ministri i Jashtëm i Iranit u takua me homologun e tij të Katarit në Doha të mërkurën dhe diskutoi punën e Shtetit të Katarit në kuadër të ndërmjetësimit për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian i cili udhëtoi për në Katar u takua të mërkurën në Doha me homologun e tij Sheikh Mohammed bin Abdul-Rahman bin Jassim Al Thani.

Amir-Abdollahian dhe Al Thani diskutuan zhvillimet në Gaza dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Ministria e Jashtme e Katarit tha në një deklaratë se dy ministrat folën për punën që po bën Shtetit i Katarit në kuadër të ndërmjetësimit për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.

Kjo është vizita e katërt e Amir-Abdollahian në Katar që nga fillimi i tensioneve në Gaza.

Hossein Amir-Abdollahian takoi edhe Ismail Hanijen, kreun e Byrosë Politike të Hamasit pas mbërritjes së tij në Doha.

 

Tags