Dhjetor 21, 2023 10:30 Europe/Tirane
  • Ebu Ubejdeh: Në 72 orët e fundit kemi shkatërruar 41 autoblinda armike

Zëdhënësi i Brigadave al-Kassam (dega ushtarake e Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze Hamas) njoftoi se luftëtarët e Brigadave Kassam kanë arritur të shkatërrojnë 41 autoblinda të regjimit sionist në 72 orët e fundit.

Sipas Al-Jazeera-s, Ebu Ubejdeh, zëdhënësi i Brigadave al-Kassam (dega ushtarake e Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze Hamas) në një fjalim tha: “Luftëtarët tanë arritën të vrisnin 25 ushtarë sionistë dhe të plagosnin me dhjetëra ushtarë të tjerë. Ushtarët sionistë që depërtuan në Rripin e Gazës u vunë në shënjestër me mortaja, raketa dhe bomba.”

Më tej shtoi: “Në prani të forcave pushtuese u bombarduan dhe shpërthyen 2 tunele dhe një shtëpi. Gjithashtu, snajperët tanë shënjestruan një tjetër ushtar sionist.

Ebu Ubejdeh më tej shtoi: “Ne bombarduam Tel Avivin. Përveç kësaj, ne me disa raketa shënjestruam edhe Kiryat Shmonan në veri të Palestinës së pushtuar”.

 

Tags